Weekosovo.biz

Të dedikuar në fuqizimin e grave në të gjitha aspektet e biznesit dhe të punësimit

Bashkëpunëtorët tanë

Hykmete Bajrami

Ministre e Tregtisë dhe Industrisë

"Kjo platformë është një mjet i fuqishëm për gratë sipërmarrëse të Kosovës, dhe unë u bëj thirrje që ta përdorin këtë mundësi të shkëlqyeshme për të promovuar aktivitetin e tyre afarist. Bizneset e grave të listuara në platformë mund të tërheqin investitorë të mundshëm. Në këtë mënyrë ne bëjmë një hap të madh drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës."

Sigrid Meijer

PPSE, Menaxhere e projektit dhe Drejtoreshë e Swisscontact për Kosovë

"Ky Udhëzues për Biznese ka një mision të fuqishëm: Të fuqizoj gratë afariste, duke i promovuar aktivitetet e tyre dhe duke i lidhur me bizneset e tjera, investitorë dhe klientë. Është një mundësi e shkëlqyeshme për të vënë në pah të arriturat e grave sipërmarrëse si dhe për të inspiruar dhe inkurajuar brezin e ri të vajzave të që të synojnë drejt suksesit "

Erëza Vela

Ndërmarrëse/Ideatore e Udhëzuesit të Bizneseve

"Si një grua ndërmarrëse, një prej problemeve që unë kam hasur në fillim të themelimit të biznesit ka qenë qasja në informata, prandaj arsyeja kryesore pse e kam zhvilluar këtë business directory ka qenë që gratë e tjera t’a kenë udhetimin më të lehte dhe më të shpejtë, duke gjetur të gjitha informatat e nevojshme në një vend. Shpresoj të funksionojë."

Lendita Kastrati

G7-Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës

"Investimi në fuqizimin ekonomik të grave është mjeti më i fuqishëm për zhvillimin e shoqërisë dhe rritjen e ekonomive. Prandaj është e rëndësishme që gratë të kenë qasje të barabartë në pronë, financa, shërbime dhe punësim. Për të arritur këtë nevojitet një qasje më proaktive dhe angazhim afatgjatë i të gjithë akterëve kryesorë."

Partnerët